Shqiptari me pasaportë amerikane përleshet me Policinë në Prishtinë

21 qershor 2025 | 11:58

Një skenë tensioni është regjistruar pasditen e 20 qershorit në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ku një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës është përshkallëzuar në përleshje fizike me qytetarë.

Burimet e Sinjalit brenda organeve të rendit bëjnë me dije se pas ndalimit të një veture BMW me targa vendore, e cila kishte tejkaluar kolonën e trafikut, situata ka dalë jashtë kontrollit. Në momentin që zyrtarët policorë i kanë komunikuar shoferit – B. Tora – se do t’i konfiskohej patenta për shkak të shkeljes, pasagjeri Naser Tora, rreth 47-vjeçar, shtetas i SHBA-së, ka reaguar ashpër.

Ky i fundit ka filluar të shajë dhe të kërcënojë zyrtarët policorë, duke eskaluar më pas edhe në veprime fizike. Sipas burimeve, ai ka shtyrë një polic dhe ka goditur një tjetër. Për ta neutralizuar, zyrtarët janë detyruar të përdorin sprejin OC, me ç’rast kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.

Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku janë intervistuar në prani të avokatëve.

Ndaj Naser Torës është iniciuar rasti për “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ndërsa rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e trupit të zyrtarëve policorë dhe po hetohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 4 vjeçare ka humbur nga plazhin e Golemit.…