
Shqiptari vodhi 19 milionë dollarë duke u hequr si agjent pronash në SHBA! I shpenzoi në lloto
Viktor Gjonaj, një agjent shqiptar pronash në SHBA është akuzuar për mashtrim të investitorëve duke marrë prej tyre miliona dollarë. Sipas hetuesve Gjonaj kishte krijuar një kompani të rreme dhe arriti të mbledhë rreth 19 milion dollarë nga investitorët duke i bërë ata të paguanin te kompania e tij.
Ata mashtroheshin se po investonin në pasuri të paluajtshme, ndërkohë që paratë e tyre shpenzoheshin nga Gjonaj në loto. Sipas mediave të huaja ai kishte shpenzuar deri në 1 milion dollarë në lojëra fati çdo 3-4 javë.
Skema e Gjonajt u prish në gusht të vitit 2019. Profesionistët e pasurive të patundshme u habitën kur dëgjuan për marifetet që përdorte ai.
Avokati i tij tha se Gjonaj ishte një biznesmen i respektuar por pasi nisi të frekuentonte lojërat e fatit zhvilloi një varësi ndaj tyre. Tashmë ai rrezikon deri në 20 vite burg.