Shqiptaro-amerikanja uron Hamzën, shpreson që diaspora të jetë më e përfshirë në PDK

17 nëntor 2025 | 20:51

Shqiptaro-amerikanja dr. sc. Antigona Gashi nga Peja, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së, duke i uruar suksese në drejtimin e partisë.

Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se shpreson që në partitë politike, veçanërisht në PDK të ketë përfshirje të diasporës edhe më shumë.

“Në Konventën e dymbëdhjetë zgjedhore të PDK-së, Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i saj. Ai mori besimin unifikues për ta drejtuar PDK-në në këtë fazë shumë të rëndësishme për vendin dhe partinë. Z. Hamza njihet si një politikan i urtë, i mençur dhe vizionar. Kontributi i tij për shtetin dhe partinë në periudha të ndryshme ka qenë i madh dhe i jashtëzakonshëm. Besoj se me z. Hamza do të vazhdojë edhe më shumë fuqizimi i PDK-së, hapja e saj për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e shtetit të Kosovës. Të ecim bashkërisht me përgjegjësi dhe maturi, t’i forcojmë strukturat tona lokale e qendrore. Shpresoj që zëri i diasporës të jetë më i përfshirë në subjektet politike, veçanërisht në PDK. Urime z. Hamza zgjedhja në krye të PDK-së dhe paçi suksese në këtë angazhim të ri”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ajo edhe në gjuhën angleze ka uruar liderin e ri të PDK-së👇

https://www.facebook.com/share/r/1HZAte1ZPm/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Johann Wadephul, ministri i Jashtëm gjerman, pas vizitës në Shqipëri…