Shqitaro-amerikanja Antigona Gashi: Fuqizimi financiar i bizneseve në pronësi të grave është domosdoshmëri

27 tetor 2025 | 12:47

Instituti GAP, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung – Zyrën në Prishtinë, javën e kaluar prezantoi një hulumtim i cili tregon se vetëm 20% e bizneseve në pronësi të grave kanë përfituar ndonjëherë nga ndonjë formë mbështetjeje institucionale qendrore apo lokale.

Në lidhje me ketë ka reaguar shqitaro-amerikanja dr. sc. Antigona Gashi, e doktoruar në Lidership Ekzekutiv dhe Drejtësi në Universitetin e Charleston.

Ajo ka theksuar se fuqizimi financiar i bizneseve në pronësi të grave është i domosdoshëm për zhvillimin e komunës dhe të Kosovës në përgjithësi.

“Megjithatë, numri i bizneseve në pronësi të grave që përfitojnë nga grantet dhe subvencionet e ofruara nga institucionet publike, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, mbetet ende shumë i ulët. Instituti GAP, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung – Zyrën në Prishtinë, javën e kaluar prezantoi një hulumtim i cili tregon se vetëm 20% e bizneseve në pronësi të grave kanë përfituar ndonjëherë nga ndonjë formë mbështetjeje institucionale qendrore apo lokale. Këto të dhëna tregojnë qartë se rritja e numrit të subvencioneve dhe granteve për gratë sipërmarrëse në të gjitha sektorët është e nevojshme dhe duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror”, ka thënë Gashi, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përfundoi me sukses trajnimin me…