ShSKUK: Bie numri i rasteve të hospitalizuar me Covid-19

25 shtator 2021 | 11:21

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bazuar në raportimet e klinikave Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor.

Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24…