
ShSKUK-ja: 10 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor
14 mars 2022
| 11:02
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Në trajtim mjekësor janë poashtu 9 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë