ShSKUK-ja dhe FSSHK-ja diskutojnë për zbatim të vendimit të qeverisë

12 gusht 2020 | 12:36

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar sot drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Në takim është diskutuar në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.

Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK-ja, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka bërë me ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.

“Komisioni do të punojë ngushtë me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe njësitë tjera përbërëse të ShSKUK-së, me qëllim të eleminimit të keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve. Menaxhmenti i ShSKUK-së siguron të gjithë punëtorët se nuk ka dorëzuar listë me punëtorët, që ju takon kjo shtesë në ministritë përkatëse, deri në pëfundim të punës së komisionit”, është thënë në njoftimin e ShSKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrin e Shëndetësisë,  Armend Zemaj, bashkë me ministren  e Kulturës,…