ShSKUK-ja dhe universiteti turk Gazi diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

06 maj 2025 | 14:37

Drejtuesit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë pritur të martën një delegacion nga Universiteti Gazi i Ankarasë së Turqisë, i kryesuar nga rektori, prof. dr. Ugur Unal, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Delegacioni u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Mjekësor në ShSKUK, Ardian Shefkiu, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë në trajnimin e stafit shëndetësor në fusha specifike dhe për trajnime të kuadrove deficitare.

U theksua gatishmëria e plotë nga ana e Gazi Universitetit për të mbështetur këtë bashkëpunim në mënyrë të strukturuar dhe afatgjate.

Drejtuesit e ShSKUK-së falënderuan delegacionin e Gazi Universitetit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimit profesional të stafit tonë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te skuadra e Empolit janë më se të bindur se…