Shtatë gola në ‘Etihad Stadium’, City mposhti Realin  

26 prill 2022 | 22:57

Gjysmëfinalja e parë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid përfundoi 4-3, në “Etihad Stadium”. Emocione, lojë e shpejtë dhe mbrojtje që lënë për të dëshiruar ishte krejt çka u pa pak u shumë sonte në këtë 90 minutësh.

Edhe pse historia flet dukshëm për spanjollët pasi e njohin mirë këtë kompeticion, miliarderët vendas nuk deshën t’ia dinin për këtë.

Në minutën e dytë është Kevin de Bruyne që tregohet i saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Vinicius del mirë nga krahët në minuten e gjashtë, por e ka të pamundur të bëjë diçka, me topin që i merret nga vendasit.

Në të 10-ten, Jesus dyfishon shifrat. I gjendur shumë pranë portës, nuk mund të gabonte. Courtois u përpoq të dilte nga porte, por ishte tepër vonë, pasi braziliani u tregua më i aftë, duke goditur shumë shpejt.

Loss Blancos rifuten në lojë në minutën e 33-të. Sulmuesi Karim Benzema kontrollon mirë një top nga ajri dhe me të majtën bën atë që di të bëjë më mirë.

Pjesa e dytë do niste në mënyrën më të mirë të mundshme për të zotët e shtëpisë. Një krosim perfekt i Fernandinho gjen kokën e Foden, i cili s’toleron.

I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të Ancelottit, që pas 3 minutash ngushtojnë shifrat me Vinicius.

Anglezët në të 74-tën “përshëndetin” rrjetën sërish. Gjithçka nis nga këmbët e Silvas, futbollist ky që nga distanca realizon një gol shumë të bukur.

Në minutën e 83-të, Laporte prek topin me dorë dhe jepet penallti për miqtë. Ekzekutim perfekt i Benzemas, me shanset për portierin rival që janë praktikisht zero. Takimi i kthimit do luhet me 4 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha sekretarit të Përgjithshëm të…