Shtatë skuadra paraqiten për gara evropiane

26 qershor 2025 | 16:13

Plot shtatë skuadra anëtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës janë paraqitur për të garuar në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues, 2025/2026.

Të gjitha shtatë skuadrat tona do të garojnë në EHF European Cup, përkatësisht në Kupën Evropiane. Te hendbollistët do të garojnë kampioni Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt si dhe finalistja e kupës dhe gjysmëfinalistja e plejofit, Besa Famgas nga Peja. Prishtina nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e garimit kontinental. Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë kampioni dhe fituesi i Kupës, Istogu, finalistja e plejofit, Samadrexha, finalisti i Kupës dhe gjysmëfinalisti i plejofit, Ferizaj, dhe gjysmëfinalistja e plejofit, Shqiponja e Gjakovës.

Në javët në vazhdim do të tëhiqet shorti dhe po ashtu do të caktohet se në cilin raund të garave do të startojnë skuadrat kosovare. Të kujtojmë që Federata e Hendbollit e Kosovës përkrah financiarisht të gjitha ekipet që garojnë në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka…