
Shtatë të vdekur, 115 të shëruar dhe 92 raste të reja me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infektimit me virusin “Korona”.
Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 92 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 115 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14 119 raste nga 54 011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 010”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar edhe rastet e reja sipas komunave.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, ka njoftuar IKShPK-ja.
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3059346634193320/