
Shtatë vjet pa aktorin Blerim Peci, kështu e përkujton bashkëshortja
Janë bërë shtatë vjet nga vdekja e aktorit të njohur, Blerim Peci, i njohur si Beli.
Me këtë rast, bashkëshortja e tij Afërdita Sopjani-Peci, ka përkujtuar Beli si familjar i përkushtuar dhe si artist unik dhe humanist i madh.
“Prej shtatë vitesh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk me frikëson sepse Beli im është këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë me shfaqet edhe nga qielli. Guardiani im dhe i fëmijëve. Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe të dimensioneve të ndryshme”.
“Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit të shkurtër, por film i përjetësisë. Në një rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodhe vetëm në letërsi. Të dy në proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha më shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta të dy njeri-tjetrit. Vijo të na mbrosh Beli ynë për të gjithë kohën sa kujtimi yt madhështor do të këtë ekzistencë. Përgjithmonë Blerim Peci❤️”, ka shkruar ajo në “Facebook”.