“Shtegu i Lirisë Mërgimi” organizohet më 11 maj nga Viçidoli deri në Smolicë

08 maj 2025 | 17:11

Ish-ushtarët e UÇK-së më 11 maj do ta nderojnë rënien e heroit Ilir Konushevci në marshutën e radhës “Shtegu i lirisë – Mërgimi”. Ish-ushtarë të UÇK-së, së bashku me fëmijë të dëshmorëve të kombit dhe mysafirë të shumtë, pritet të marrin pjesë në këtë marshutë, e cila do të nisë nga kulla e Sylejman Berishës në Viçidol të Tropojës, shtëpia e të cilit ishte bazë e armatimit të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë në drejtim të Smolicës së Agron Ramës. Ish-bashkëluftëtarët e komandantit e heroit të kombit, Agron Rama, pas arritjes te shtëpia e tij, do ta vendosin pllakën e UÇK-së. Kjo marshutë e ish-luftëtarëve të lirisë pritet të zgjasë rreth 5 orë dhe do të shtegtohet nëpër rrugën që kanë shkelur luftëtarët e lirisë me armatim gjatë kthimit në Kosovë nga Shqipëria, në shenjë kujtimi dhe nderimi për ditët e lavdisë dhe të krenarisë kombëtare.

Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ i manifestimit “Shtegu i Lirisë Mërgimi 2025”.

Shumë të respektuar shokë, miq, bashkëluftëtare,

Në mënyrë që rrugëtimit jonë “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI” të jetë sa më i qartë po Ju shpjegojmë në pika të shkurta:

  • Marshimi do të bëhet ditën e Diel me datë 11/05/2025
  • Nisja do të bëhet me autobus nga Hib Petrol në Fushë Kosovë në ora 7:00 (Ju lutem të jeni të saktë në kohë dhe mundësisht të jeni minimum 10 minuta më herët)
  • Me autobus do të shkojmë deri në Prifç, Viçidol
  • Nga Prifçi nisemi pas një pauze 30 minuta për në Smolicë (disa nga shokët do të evokojnë kujtime).
  • Në Smolicë planifikojmë të jemi rreth orës 14:00 ku do të zbulojmë gurin memorial i cili simbolizon nderimin për Heroin Agron Rama dhe mbar Smolicen për pritjen dhe përcjelljen e luftëtarëve të lirisë (disa nga shokët do të evokojnë kujtime)
  • Takimi me personat që vinë nga regjionet tjera si P.SH. Dukagjini e bëjmë te pika kufitare nga ana e Kosovës diku rreth orës 8:30 deri 9:00 minuta.

Terreni i ecjes është relativisht i vështire dhe Ju lutem që secili pjesëmarrës të përgatitet paraprakisht për marshim dhe me vete të ketë:

Çizme për teren malore apo këpucë për terrene malore

  • Qartën e shpinës me ujë minimum 1 litër
  • Maica për ne u ndërrua në rast të djersitjes
  • Dy palë çorape
  • Pantallonat të përshtatshëm për ecje
  • Krem të diellit
  • Kapele
  • Shtaga të ecjes (të preferuara)
  • Çokolata proteinave
  • Pemë dhe ushqime të lehta me vete
  • Jakne të holla mundësisht rezistente ndaj shiut dhe erës

Marshimi parashihet të zgjat rreth 4 deri 5  orë dhe shtigjet nuk janë të vështira

Duke dëshiruar që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe në numër Ju urojmë ta kaloni sa më lehte.

Me qëllim që ti japim një jehonë sa më të madhe këtij marshimi tradicional tashmë urojmë që sa më shumë pjesëmarrës të na bashkëngjiten nga të gjitha viset shqiptare, Diaspora dhe kushdo që dëshiron ta përjetoj rrugën që me sakrifica e bënë Liribërësit e kësaj Toke.

Me respekt

Këshilli organizativ.

May be an image of 6 people

May be an image of monument and text that says 'Shtepia e familjes Krasniqi në Bajram Curr Familja Krasnigi e njohur për vlera patriotike hapi para dyert për nismëtarët e UÇK-sẽ Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci.'

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

https://www.facebook.com/share/p/1DLrp9NfGj/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet…