SHTEGU I VDEKJES KARVANI TRAGJEDISË

15 janar 2022 | 18:21


Ismet Sylejmani

15 Janari i vitit 2022, shënon 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut!

Ishte fat i madh që në Kosovë me mision ndërkombëtar ishte Ambasadori Amerikan William Walker!

Masakra më e tmerrshme e vrasësve të
Serbisë pushtuese, u denoncua me trimeri e heroizëm të pashembullt botërorë, nga Ambasadori heroik e historik i SHBA-së, legjendari i qëndrimit stoik dhe të pathyeshëm William Walker!

Shtegu i vdekjes në të cilin eci i tmerruar amerikani besnik, doli të jetë shtegu histotik i denoncimit të gjenicidit total të shkaktimit të gjakderdhjeve, vrasjeve dhe gjenocidit e tragjedive mbi shqiptarët të Serbisë pushtuese!

Çasti vendimtar kur Wiliam Walker deklaronte se ky është gjenicid, ishte homazhi më i madh në shtegun e vdekjes që iu bëhej të pavdekshmëve dhe fitorja e luftës së UÇK-së dhe e popullit shqiptar, me ndihmen e Amerikës dhe NATO-s po bëhej realitet, sepse po fillonte bombardimi i Serbisë në Serbi dhe i udhtrisë, policisë e caqeve të saja ushtarake në Kosovë!
Qëndrimi titanik i

Ambasadorit William Walker, ishte thikë në zemër të kriminelit Millosheviq!

Shtegu i vdekjes bashkë me karvanin e tragjedisë kombëtare të kombit shqiptar, me bashkësinë ndërkombëtare në ballë me Ameriken, ishte paralajmërimi i madh i ndryshimit që do të vinte jo vetëm në Kosovë!

Lavdi gjakut të derdhur të pavdekshmëve të gjenocidit të Serbisë në Raçak dhe në të gjithë Kosovën!

Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasadori Wiliam Walker!

Prishtinë, 15 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni është rikthyer në rrugën e fitoreve në Bundesligë, duke…