SHTËPIA BAZË E UÇK-SË: Familja Ramaj në Stubëll të Vitisë
Në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shtëpitë Bazë përbëjnë hallkat më të rëndësishme të organizimit, të veprimit dhe të zhvillimit me sukses së luftës çlirimtare!
Shtëpitë Baza të UÇK-së, nuk ishin vetëm vende endrimi të përkohshëm apo strehimi të gjatë, por edhe vende ku merreshin vendime, projektohej e ardhmja e lirë dhe luftarake, ku ruheshin lidhjet operative dhe ndërtohej e farkëtohej e aedhmja e lirë dhe besimi ndërmjet popullit dhe luftëtarëve të lirisë!
Vend të veçantë në këtë histori të shtëpive të luftës për liri, zë edhe Shtëpia Bazë e UÇK-së, shtëpia e familjes Ramaj nga Stubëlla e Vitisë!
Nuk ishte rastësi që kjo shtëpi u zgjodh për bazë dhe u vendos pikërisht ajo të jetë në Stubëll të Vitisë, një nga fshatrat e mëdha, me traditë të spikatur atdhetare, arsimore, kulturore dhe shqiptare katolike, e njohur ndër breza për ruajtjen e identitetit origjinal kombëtar shqiptar e panënshtruar përballë pushtuesve!
Pozita e saj strategjike dhe autoriteti që gëzonte në Anamoravë, në Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së, e bënin Stubllën e Vitisë një bazë me rëndësi të veçantë të UÇK-së, e cila kurrë nuk u dekonspirua deri në ditët e sotme, kur dy nga protaginistët e organizimit, drejtimit dhe komandimit të luftës së armatosur çlirimtare, Komandantët e UÇK-së Abdyl Bajrami dhe Gani Neziri vendosën përfundimisht ta deklaronin para opinionit, se shtëpia e Bacës Pal Ramaj dhe e familjes së Tij, ishte Shtëpi Bazë e UÇK-së!
Domethënien e kësaj baze e rrit edhe më shumë fakti se në këtë shtëpi kanë qëndruar dy figura të rëndësisë së veçantë të luftës së UÇK-së, Abdyl Bajrami-Rremi, përgjegjës i G-2 të Shtabit të Zonës Operative të Karadakut, dhe Gani Neziri-Agimi, përgjegjës i G-2 të Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”!
Prania dhe qëndrimi i këtyre dy drejtuesve e komandantëve të lartë të zbulimit dhe kundëzbulimit ushtarak të UÇK-së, në të njëjtën bazë, dëshmon për besimin e madh dhe të jashtëzakonshëm që gëzonte familja Ramaj dhe rëndësinë operative që kishte kjo shtëpi në strukturën organizative dhe luftarake të UÇK-së!
Shtëpia Bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë mbetet një monument i gjallë i mikpritjes shqiptare dhe i besës origjinale shqiptare!
Ajo Shtëpi Bazë e UÇK-së, përfaqëson lidhjen e pandashme speciale ndërmjet popullit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një lidhje që krahas ndihmës së SHBA-së dhe Aleancës euroatlantike të NATO-s, u bë themel i fitores, lirisë, çlirimit dhe Pavarsisë së Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ish – Zëdhënësi i ZOK-ut të UÇK-së,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Korrik 2026!



