Shtëpia e Bardhë: Biseda Biden-Putin ka mbaruar, zgjati mbi një orë

12 shkurt 2022 | 18:33

Ka mbaruar biseda telefonikes mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë njofton se biseda telefonike zgjati pak mbi një orë.

Kjo bisedë u zhvillua për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë.

Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës.

Ndërsa, takimi i parë ballë për ballë midis Putinit dhe Bidenit si krerët e shteteve u zhvillua në Gjenevë në qershor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…