Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Trumpi ka shumë opsione përveç diplomacisë
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump ‘ka shumë opsione’ përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, u shpreh se Trump ka qenë mjaft i qartë në kërkesat e tij ndaj Iranit, duke përfshirë zero aftësi bërthamore.
Mediet shkruajnë presidenti amerikan, Donald Trump po ndjek nga afër bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritet të zhvillohen të premten në Oman, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje me Teheranin.
“Ai dëshiron të shohë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Dhe ndërsa këto negociata po zhvillohen, unë do t’i kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë opsione në dispozicion, përveç diplomacisë, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës.” u tha Leavitt gazetarëve gjatë një konference në Uashington, DC.



