Shtëpia e Bardhë publikon foton, Trump ndjek operacionin ushtarak në Iran
Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndërsa ndjekin nga afër operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran.
Në përshkrimin e fotos thuhet: “Presidenti Donald J. Trump ndjek operacionet ushtarake amerikane në Iran: Operacioni ‘Furia Epike’, 28 shkurt 2026”.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë më shumë detaje mbi veprimet e presidentit pas sulmeve ndaj Iranit. Ajo bëri të ditur se Trump ka zhvilluar biseda telefonike me udhëheqësit e Arabia Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë raportuar sulme ndaj bazave ushtarake në Bahrein, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Irani ka ndërmarrë këto veprime në formë hakmarrëse pas sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon./Periskopi/



