Shtesat për fëmijë, Murati thotë se me qeverinë e re të Kurtit do të jenë 90 euro në muaj

24 dhjetor 2025 | 11:55

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur për shtesat për fëmijë.

Ai ka drejtuar akuza ndaj partive që ishin në opozitë, që sipas tij, kishin thënë se shtesat për fëmijë fillimisht nuk bëhen, sepse s’ka buxhet.

Murati ka thënë se pastaj kur u gjet buxheti dhe u bënë shtesat, opozitë thoshte që janë pak e i përqeshën si vitra, ndërkaq sipas tij, kjo opozitë tash po ofron 50 euro shtesa në muaj.

Ministri në detyrë ka premtuar se qeveria e ardhshme me Kurtin do t’i bëjë shtesat për fëmijë 90 euro në muaj.

“Opozita dhe shtesat për fëmijë. Shtesat për fëmijë fillimisht thanë që nuk bëhen, sepse s’ka buxhet. Pastaj kur u gjet buxheti dhe u bënë shtesat, thanë që janë pak e i përqeshën si vitra. Tash kur i rritëm e do t’i dyfishojmë përsëri në 90 euro në muaj për mandatin që vjen, opozita kanë filluar e po premtojnë se do t’i bëjnë shtesat nga 50 euro në muaj. Por a ka kush që u beson opozitës, të cilët për 20 vite me radhë asnjëherë nuk u kujtuan që Kosova kishte fëmijë dhe duhej mbështetur?”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës…