
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Vërmicë, ia dha policisë dokumentet me 5 euro brenda
20 korrik 2025
| 10:55
Policia e Kosovës ka arrrestuar një shtetas të Serbisë për dhënie të ryshfetit, i cili me të hyrë në Kosovë nga Shqipëria i paraqiti policisë dokumentet e tij me 5 euro brenda.
Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës në raport 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.