Shtetasit serb i konfiskohet gjysëm kilogrami ari

09 gusht 2018 | 23:20

Në një patrullim të zakonshëm policia ka ndaluar një serb shtetas të Serbisë në Vragoli, tek i cili ka zbuluar një sasi prej 500 gramë ari të kontrabanduar.

Sipas njoftimit zyrtar ari ishte i padoganuar dhe për rastin është njoftuar edhe dogana, raporton “KALLXO.COM”.

Malli i kontrabanduar është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshimti është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesi i shkencave Islame, Mustafa Bajrami, gjatë ditës së djeshme…