Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se po përdor centralin bërthamor në Ukrainë si “mburojë”

02 gusht 2022 | 08:33

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara “janë thellë të brengosura” që trupat ruse janë të stacionuara në centralin më të madh bërthamor në Ukrainë.

Forcat ukrainase në anën tjetër nuk po mund të shkrepin plumba mbi ushtrinë ruse në Zaporizhzhia, pasi ekziston frika e madhe se mund të vijë deri te ndonjë incident i tmerrshëm bërthamor, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht se ukrainasit nuk mund të shkrepim plumba, pasi do të mund të vinte deri te një incident i tmerrshëm bërthamor”, tha Blinken në Nju-Jork.

Ai theksoi se veprimet ruse për të përdorur centralin bërthamor si “mburojë”, është e tmerrshme. Në anën tjetër Rusia akuzohet për lansim raketash në afërsi të centralit bërthamor gjatë marsit, pavarësisht se ukrainasit kishin arritur të shmangin incidentin.

E zëvendësministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi, ka bërë të ditur se “duhen veprime të fuqishme të përbashkëta që të parandalohet katastrofa bërthamore”.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbyllin hapësirën ajrore mbi centralin bërthamor në Ukrainë – duke përdorur sisteme moderne kundërajrore.

Megjithatë vendet perëndimore janë skeptike lidhur me këtë kërkesë – pra imponimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, nga frika se mund të përfshihet në kontakt të drejtpërdrejt me trupat ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosovë dhe…