Shtetet myslimane e duan Jerusalemin “kryeqytet të shtetit palestinez”

13 dhjetor 20:38

Udhëheqësit e 57 vendeve me shumicë myslimane i kanë bërë thirrje botës ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të pushtuar të shtetit palestinez”.
Organizata për Bashkëpunim Islamik tha se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është i paligjshëm.
Sipas saj, vendimi po ashtu sinjalizon tërheqjen e Uashingtonit nga roli i tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Organizata për Bashkëpunim Islamik u mblodh të mërkurën në Stamboll, me ftesë të presidnetit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke iu drejtuar samitit, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se do të ishte e papranueshme që SHBA-ja të jetë ndërmjetësuese e paqes, “pasi është anuar kah Izraeli”.
Jerusalemi është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez.
Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pajtuar që nënkryetar i…