
Shteti ende në kërkim të Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij
21 gusht 2025
| 08:22
Gjilani u trondit rëndë më 10 gusht nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin, pas aktit të rëndë, janë arratisur.
Policia e Kosovës është ende në kërkim të tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se “po punohet intensivisht lidhur me rastin”.
“Po punohet intensivisht lidhur me rastin. Në momentin që ka zhivillime të reja që lidhen me këtë rast, menjëherë do t’ju njoftojmë”, tha ai.