Shteti me 12 milionë banorë ka vetëm 4 respiratorë

19 prill 2020 | 10:25

Mbi 2,2 milionë banorë në të gjithë botën janë konfirmuar të prekur me koronavirus dhe shumë shtete në botë tentojnë të blejnë respiratorë për shpëtimin e jetës të personave të prekur me Covid-19, të cilët janë në gjendje të rëndë.

Shumë sisteme shëndetësore kanë qenë pranë kolapsit, duke u përballur me vështirësi të jashtëzakonshme nën presionin e virusit, i cili u ka marrë jetën më shumë se 155 mijë personave, ndërsa ekspertët ngrenë alarmin se pandemia mund të shkatërrojë shtetet që kanë mungesë të pajisjeve në kujdesin shëndetësor.

Sudani i Jugut ka vetëm 4 respiratorë dhe 24 shtretër të kujdesit intensiv për një popullsi prej 12 milionë banorësh, sipas të dhënave nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC).

Burkina Faso ka 11 respiratorë, Sierra Leone 13 dhe Republika e Afrikës Qendrore vetëm 3.

“Kemi parë deri tani që pandemia ka mposhtur sistemi shëndetësore në shtete të zhvilluara, ndërsa tashmë ekziston një shqetësim i madh se si do të përballeshin shtete me sisteme shëndetësore të dobëta”, është shprehur për CNN Elinor Raikes, drejtues i programit të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Fatmirësisht, në shtetet afrikane apo edhe në Indi, pandemia nuk ka goditur po ashtu si në vendet e evropiane apo në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyzet e katër anëtarë të dyshuar të grupit terrorist “Boko…