SHTETI MULTIETNIK/MULTIKULTUROR

12 shtator 2025 | 13:04

Dr. Sc. Salihe Salihu

Një shtet multietnik apo multikulturor në gurthemelin e tij qëndron mbi katër parime kryesore: 1. Përgjegjësi; 2. Respekt; 3. Drejtësi dhe 4. Përfitime.
Materializimi i këtyre katër parimeve është jetik për mirëmbajtjen e një shoqërie multietnike.
Në parimin e parë – Është e vetëkuptueshme që komuniteti i mazhorancës ka përgjegjësi për t’i krijuar hapësirë komuniteteve minoritare që të integrohen në shoqëri. Përmes integrimit përgjegjësitë i bartin bashkërisht të gjitha grupet pa përjashtim. Përgjegjësi për funksionalizimin e një shoqërie demokratike që njeh multietnicitetin janë përgjegjës jo vetëm mazhoranca por edhe për minoritarët.
Parimi i dytë – Respekti i ndërsjellë shoqëror është çelësi që e bënë shtetin një shoqëri të hapur me vlera demokratike. Respekt i mazhorancës ndaj minoritarëve dhe vice versa krijon parakushte për të ndërtuar një shoqëri që monedhë shtetërore e ka kujdesin për vlerat e njëri-tjetrit.
Parimi i tretë – Drejtësia është peshorja që rregullon padrejtësitë përmes rregullimeve normative. Kjo peshore është mjet i aplikueshëm për moscenimin e të drejtave njerëzore dhe për mbrojtjen e grupeve që ju shkelën të drejtat për jetesë. Përveç kësaj, shoqëria multetnike apo multikulturore nuk parasheh të drejtën e vetos ndaj komuniteteve pakicë por në të njëjtën kohë e obligon mazhorancën që të merr vendime në mënyrë deliberative.
Parimi i katër – Përfitimet nga shoqëria multietnike mund të jenë të mëdha nëse çdo qytetar vetëdijesohet që përmes integrimit në shoqëri rritë mirëqenien personale dhe shoqëror si dhe shtron rrugën për brezat e ardhshëm që të jetojnë në paqe e në harmoni mes veti. Ky parim duhet të jetë busulla e gjithë udhëheqësve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, gjuhësore apo fetare.
Këto katër parime janë gurëthemeli i funksionalizimit te një shoqërie multietnike me një sistem demokratik. Në këtë kontekst, shoqëria kosovare mund të procedojë në mënyrë të mrekullueshme të gjitha dilemat që shfaqen nëse i zbaton parimet e lartpërmendura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, që është pjesë…