Shteti që ndalon së përdoruri fjalën koronavirus

01 prill 2020 | 14:16

Turkmenistani ka marrë një hap ekstrem ndaj pandemisë së COVID-19. Shteti ka vendosur që të ndalojë përdorimin e fjalës koronavirus.

Reporterët pa Kufij janë shprehur se media shtetërore ka ndaluar së përdoruri këtë fjalë. Madje koronavirusi është hequr edhe nga broshurat informuese për shëndetin.

Kush vendos maskë ose flet rreth virusit mund të arrestohen nga policia sipas Reporterëve pa Kufij.

Në fakt Turkmenistani është një nga vendet më të mbyllura. Qeveria ka monopol absolut mbi median shtetërore dhe website-t e huaja janë të bllokuara.

Atje deri më tani nuk është raportuar asnjë rast. Turkmenistani njihet gjerë për qeverinë autokratike dhe rezervat e mëdha natyrore me gaz./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Flushing Meadows” do të bëhet një spital për emergjencën e…