Shtiu me armë ndaj disa personave, aktakuzë ndaj Sokol Pnishit për ‘‘vrasja e rëndë në tentativë’’

26 qershor 2025 | 16:11

Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të një personi me inicialet S.P., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari me datën 11.04. të këtij viti ka tentuar që me dashje ta privoj nga jeta të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N.

‘‘Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë 11.04.2025, rreth orës 13:10 minuta, rr.”B.Q.” në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta, të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ndodheshin në lokalin e të pandehurit së bashku me vëllezërit A.N., dhe E.N., duke pirë kafe, pas një mosmarrëveshje të çastit mes të pandehurit S.P., dhe të dëmtuarit P.N., aty ndërhyn dëshmitari A.N., i cili mundohet ta kap të pandehurin ndërsa i dëmtuari A.N., i del para P.N., të dëmtuarit duke parë këtë gjendje futën në dyqanin J.T., i pandehuri repetit armën dhe në një distancë prej 3 metra shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarve, ku dy nga këta plumba e godasin të dëmtuarin P.N., në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa i dëmtuari A.N., i shpëton këtyre të shtënave edhe pse ndodhej pothuajse ngjitur me të dëmtuarin P.N., i pandehuri menjëherë pas kryerjes se veprës me armë në dorë largohet nga vendi i ngjarjes dhe qëndron në arrati rreth tre javë’’, thuhet në komunikatë.

Për këtë, në komunikatë thuhet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

‘‘Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë dhe kohën e cekur më lartë, pa autorizim dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.1 të Ligjit mbi Armët të Republikës së Kosovës, ka poseduar armën e tipit Beretta-Italiane e kal. 9mm, me të cilën ka kryer veprën të përshkruar si në pikën I të dizpozitivit e cila armë nuk është gjetur deri më tani dhe po ashtu gjatë bastisjes të pandehurit janë gjetur në posedim të paautorizuar, pistoleta me nr.serik…., prodhim kinez dhe karikator me 8 copë fishek, brisk me mbishkrimin Gerber, Sprej me mbishkrimin Pepper Jet të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor’’, shtohet më tej.

Kurse për këtë, nga komunikata bëhet e ditur se i dyshuari ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Federal ka prezantuar më parë masa të tjera, të…