Shtohen problemet për Sylvinhon, lëndohet Ismajli

30 shtator 2025 | 13:10

Pas Marash Kumbullës e Arbër Hoxhës, është lënduar edhe Ardian Ismajli për t’ia shtuar problemet selektorit të Shqipërisë, Sylvinhos në prag të ndeshjes me Serbinë.

Po ashtu, raportohet se edhe mesfushori Julian Shehu ka telashe me lëndimet dhe mbetet te shihet gjatë kësaj jave se cilat do të jenë mungesat e Shqipërisë për duelin e 11 tetorit në Leskovc.

Ismajli pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit, të cilën Torino e humbi 2:1 nga Parma, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 77-të.

Po ashtu, zëvendësim të detyruar mori edhe Shehu në duelin ndërmjet Widzew Lodzit dhe Rakowit.

Të dy futbollistët, do ti nënshtrohet kontrollimeve shtesë për të mësuar shkallën e lëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali në pension, Hisen Berisha,…