Shtohen vetëvrasjet, Japonia cakton ministër të Vetmisë

24 shkurt 2021 | 12:59

Në përpjekje për ta luftuar shtimin e vetëvrasjeve për herë të parë pas 11 vjetëve, kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, e caktoi Tetsushi Sakamoton si ministrin e parë të Vetmisë.

Përpos këtij problemi, ministri i ri do të jetë përgjegjës edhe për luftimin e rënies së shtimit natyror dhe fuqizimin e ekonomive rajonale, shkruan “Business Today”.

Sakamoto ka thënë në konferencën e parë për medie si si ministër se kryeministri Suga e ka zgjedhur atë për t’i adresuar çështjet me rëndësi kombëtare, përfshirë problemin e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë.

“Suga më udhëzoi që ta ekzaminoj problemin dhe të çoj përpara një strategji gjithëpërfshirëse duke u koordinuar me ministrinë përkatëse. Shpresoj të kryej veprime për parandalimin e vetmisë shoqërore dhe izolimit dhe për t’i mbrojtur lidhjet mes njerëzve”, ka thënë Sakamoto.

Sipas tij, Japonia ka regjistruar rreth 880 vetëvrasje të grave vetëm në tetorin e vitit të kaluar, që përbën rritje prej 70 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Ekspertja e vetëvrasjeve, Michiko Ueda, sqaron pse kaq shumë gra po e vrasin veten. “Shumë gra nuk janë të martuara. Ato duhet ta mbajnë jetën e tyre dhe nuk kanë vende pune të përhershme. Prandaj, kur diçka ndodh, natyrisht se goditen shumë, shumë rëndë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është…