Shtohet frika për një shpërthim të ri të Ebola-s, raportohen viktimat e para
Tre persona ndërruan jetë nga Ebola dhe pesë të tjerë rezultuan pozitivë për virusin në jug-lindje të Guinesë.
Sipas “Al Jazeera”, një nga viktimat në Guinea ishte një infermiere e cila u sëmur në fund të janarit, deklaroi shefi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore, Sakoba Keita.
“Midis atyre që morën pjesë në varrim, tetë njerëz kishin zhvilluar simptoma: diarre, të vjella dhe gjakderdhje”, ka deklaruar ai.
“Tre prej tyre vdiqën dhe katër të tjerë janë në spital”, është shprehur Keita.
Ai tha se një pacient “ia mbathi”, por ishte gjetur dhe shtruar në spital në kryeqytetin Conakry.
Ministri i Shëndetësisë, Remy Lamah, tha se zyrtarët ishin “vërtet të shqetësuar” për vdekjet në vend nga Ebola.
Midis vitit 2013 dhe 2016 më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën si pasojë e kësaj sëmundjeje në Afrikën Perëndimore, që shpërtheu në Guinea.
Për herë të fundit viktimat si pasojë e Ebolas në Guinea ishin raportuar në vitin 2016./oranews/



