Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme
02 prill 2026
| 21:03
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër, e premte, në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetit ekonomik të vendit.
Sipas njoftimit seanca pritet të filloj nga ora 11:00.




