Shtrenjtohet edhe ‘rampa’ në QKUK: Nga 50 cent në 1 euro
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), si institucioni kryesor spitalor në vend, po përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa qytetarët po ankohen për rritjen e vazhdueshme të kostove që lidhen me shërbimet spitalore.
Sinjali mëson se së fundmi, rampës për të hyrë në oborrin e QKUK-së i është rritur tarifa nga 50 cent në 1 euro, një rritje që për një pjesë të madhe të qytetarëve konsiderohet e papërballueshme.
Qytetarët, përveç sfidave me mungesën dhe shtrenjtimin e barnave në spital, tani përballen edhe me shpenzime shtesë për të siguruar qasje në QKUK.
Përqindja e lartë e përdoruesve të shërbimeve të QKUK-së e bën këtë rritje të tarifës problematike dhe jo të drejtë.
Për qytetarët e zakonshëm, çdo rritje e shpenzimeve të lidhura me trajtimin shëndetësor, qoftë për barna apo tarifa për hyrje në spital, ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e tyre për të përballuar shërbimet themelore shëndetësore, duke e bërë të qartë se politika e çmimeve në institucione publike duhet të jetë më e ndjeshme ndaj realitetit ekonomik të qytetarëve.



