“Shtrigë, të urrej”, vazhdon drama mes motrave Kardashian: Je një tjetër njeri

13 shtator 2023 | 14:37

Kim dhe Kourtney Kardashian nuk po gjejnë dot paqe me njëra-tjetrën.

Gjithçka nisi për shkak të dasmave të tyre përkatëse. Teksa Kourtney e akuzoi Kim se kishte shfrytëzuar dasmën e saj me Travis, për të bërë biznes me “Dolce&Gabbana”. Kështu Kim “plasi bombën” dhe tha se Kourtney i ka kopjuar dasmën me Kanye West, të cilën të dyja e zhvilluan në Itali dhe morën si këngëtar Andrea Bocelli-n.

Episodi i ri i “The Kardashians” në “Hulu” shfaq tension mes vajzave, teksa gjatë një telefonate Kim dhe Kourtney shprehen:

“Je e lumtur? Je një tjetër njeri, ti na urren. Ne thjesht po e diskutonim (referuar debatit). Ti i mendon gjërat dhe mërzitesh. Edhe unë i mendoj dhe mërzitem”- Kim.

“Ti je thjesht një shtrigë dhe të urrej”- Kourtney.

Për këtë situatë reagon më pas Khloe, e cila shprehet se është diçka që mund të rregullohet mes tyre, pasi s’mund t’i “thyejë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha…