Diskutohet për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë

22 janar 2026 | 12:48

Me nismën dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë është zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Policisë dhe Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postimi në “Facebook”, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve homologe, me qëllim rritjen e sigurisë, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e të dy vendeve.

Është bërë me dije se gjatë takimit janë diskutuar çështje të rëndësishme si menaxhimi i kufirit, shkëmbimi i informacionit në kohë reale, bashkëpunimi operacional, si dhe adresimi i sfidave të përbashkëta në zonat kufitare.

Ambasadori Malaj ka vënë në dukje se takime të tilla shërbejnë si platforma kyçe për forcimin e koordinimit institucional dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi po kalon në një moment fantastik në karrierën…