
Shtuni: Kosova s’mund të humbë më kohë, LV të lëshojë rrugë nëse s’bën zgjidhje
Më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve qendrore, e më pak se dy muaj larg zgjedhjeve lokale, Kosova po vazhdon të jetë e “thelluar” në krizën e saj me mos krijimin e institucioneve.
Përgjatë këtyre muajve qytetarët e vendit, duke lënë anash, disa tentime kinse për krijim të institucioneve, nuk panë gjë tjetër përveçse bllokadë e krizë pas krizë. Një përgjumje politike ka kapluar vendin për disa muaj, ku thirrje për seancë, hedhje në votim e mos konstituim, ishte i gjithë skenari politik për shumicën e kohës. Megjithatë, 30 ditët e fundit nuk ishin të tilla.
Së pari presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për vazhdimin e programit MCC nga ShBA-ja, pastaj qeveria në detyrë hoqi tarifat për mallrat amerikane, dhe rreth këtyre ditëve u mbajt një takim mes sekretarit amerikan Rubio dhe ministrit serb Gjuriq. Secila prej këtyre zhvillimeve të fundit, ka krijuar diskutime dhe ka ngritur pikëpyetje.
Është edhe një çështje tjetër që gjatë kësaj kohe ka qenë mjaftë e rëndësishme. Se cilës, më së shumti jehonë i dhanë ndërkombëtarët. E që ishte pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit. Për këtë të fundit, duke filluar nga ambasada amerikane e për të vazhduar me të tjerat, u bë thirrje që të mos pengohej kjo parti për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Madje nga ta u tha se një gjë e tillë minon edhe demokracinë në vend.
Lidhur me këto çështje, gazeta “Express” ka marrë disa komente nga Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington.
Shtuni, çështjen e MCC-së e ka parë si një lajm të mirë “në një kohë kur lajme të tilla për Kosovën janë rralluar shume”. Lajm të mirë ai e ka parë edhe heqjen e tarifës për mallrat amerikane, porse për investime e këtyre të fundit, tha se duhet situatë e qëndrueshme politike.
Ai ka komentuar edhe çështjen e Listës Serbe, duke thënë se një përplasje e tillë në mes të Kosovës dhe partnerëve të saj do të kishte pasoja. Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje s’mund ta zgjidh ngërçin e krijuar ajo duhet t’i hap rrugë të tjerëve. “Vendi s’mund të mbahet pezull pafundësisht me sllogane dhe marifete”, ka thënë Shtuni.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU