Shtyhen sërish edhe për tre muaj këstet e kredive

28 maj 2020 | 17:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar sot, me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendimin për shtyrjen tremujore të kësteve të kredive deri më 31 gusht 2020.

Lajmi u publikua nga shefi i mazhorancës në faqen e vet zyrtare në “Facebook”. Sipas Ramës, Banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31 dhjetor 2020, me shtrirje një ose disavjeçare.

“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020. Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”, ka shkruar Rama.

Ky vendim i qeverisë mund të konsiderohet si një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë dhe biznese të cilat nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te selia qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë…