Shtyhet afati i aplikimit për bursa studentore në Rahovec

28 prill 2020 | 12:31

Drejtoria Komunale për Arsim e Rahovecit ka bërë me dije se do ta zgjasë afatin e aplikimit për bursa të studentëve.

Sipas kësaj drejtorie, aplikimi tani mund të bëhet edhe pas 5 majit 2020.

“Ky vendim u morr pasi për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe për shkak të masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të komunës sonë nuk patën mundësinë të aplikojnë sepse nuk kanë mundur t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar nga administratat e fakulteteve përkatëse”.

“Si rezultat i kësaj, numri i aplikativëve për bursa pranë DKA-së gjatë këtyre ditëve ishte shumë i vogël”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë falënderuar Turqinë…