
Shtyhet afati për licenca për naftarët
22 qershor 2020
| 16:22
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka nënshkruar të hënën vendimin përmes së cilit naftëtarëve u është shtyrë afati për licenca deri më 24 korrik.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
“Sot kam nënshkruar një vendim për shtyrje të afatit për licenca për naftëtarët, të cilëve u kanë skaduar licenca gjatë kohës së pandemisë, pasi nuk kanë mundur të aplikojnë. Është e padrejtë që inspektori të shkojë dhe t’i gjobisë. Me anë të nxjerrës së këtij vendimi e kam shtyrë afatin deri më 24 korrik”, ka thënë Krasniqi.
(A. MAVRAJ / Epoka e re)