
Shtyhet data e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj
Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.
Vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e
Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.
Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta.
Këshilli Prokurorial i Kosovës falënderon të gjithë kandidatët për mirëkuptim dhe mbështetje, duke i siguruar se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.
Linku i njoftimit në faqen zyrtare të KPK-së: https://prokuroria-rks.org/kpk/lajm/shtyhet-data-e-mbajtjes-se-testit-kualifikues-per-prokurore-te-rinj/