Shtyhet festa e Barcelonës, Reali fiton në fund përballë Mallorcas

14 maj 2025 | 23:36

Real Madridi ka triumfuar përballë Mallorcas 2-1 në kuadër të javës së 36-të në La Liga, duke shtyrë festën e Barcelonës për t’u bërë kampione.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Valjent kaloi mysafirët në epërsi në Santiago Bernabeu.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Real Madridit tentoi ta shtynte festën e skuadrës katalunase.

Në minutën e 68-të, Kylian Mbappe i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Luka Modric.

Los Blancos nuk u dorëzuan deri në fund, duke shënuar për 2-1 përmes Jacobo Ramon në minutën e 90+5-të.

Kështu, Barcelona takohet nesër (15 maj) me Espanyolin dhe në rast të fitores, do të shpallet kampione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy futbollistët e Kosovës, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, e…