Shtyhet fillimi i numërimit të votave nga diaspora për kryetar të Dragashit

14 dhjetor 2021 | 14:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është shtyrë fillimi i numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit, numërimi i këtyre votave do të fillojë nga ora 16:00.

Ndërkohë, KQZ-ja nga ora 15:00 pritet që të mbajë mbledhjen e rashës e ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 14 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime. Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet Liga Unike e Femrave, në…