Shtyhet greva e punëtorëve të KEK-ut

16 shkurt 2018 | 12:55

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës (SR KEK), ka njoftuar se është shtyrë greva e punëtorëve të KEK-ut.

Sipas kësaj sindikate kjo shtyrje është bërë pas sqarimeve se punëtorët e KEK-ut do ti marrin më 15 prill rrogat me rritje prej 100 eurove. “Pas shqyrtimit të vendimit të Bordit për ngritje të pagave, si dhe sqarimin e më vonshëm për dhënien e pagës së marsit me ngritje prej 100 euro u vendos që greva e paralajmëruar për datën 16 shkurt, të shtyhet deri në dhënien e pagës së muajit mars”, është thënë në njoftimin e sindikatës.

Sipas këtij njoftimi, këshilli i përgjithshëm i SR KEK-ut, nëpërmjet një njoftimi ka uruar të gjithë punëmarrësit për angazhimin e dhënë për ngritjen e nivelit të pagave dhe festën e 17 shkurtit Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safete Hadergjonaj Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.…