Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek

18 qershor 2025 | 08:30

Është shtyrë sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri, dy vjet më parë.

Kryetari i Listës, Zlatan Elek, nuk do të intervistohet as të enjten nga prokuroria rreth rolit të tij për vendosjen e barrikadave në veri dy vjet më parë dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes.

Lajmin për shtyrjen e intervistimit e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se kjo është bërë “për arsye shëndetësore” të avokatit të Elekut.

“Z. Zlatan Elek është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese. Por, intervistimi i z. Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z. Elek”, tha Luta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim për të përditësuar dhe rritur dënimet…