Shtyhet Kupa Evropiane në hendboll

25 gusht 2020 | 12:42

Ndeshjet e Kupës Evropiane ne hendboll për meshkuj në të cilën garë do të paraqiten dy skuadra, janë shtyrë.

Njoftimi ka ardhur nga Federata Evropane e Hendbollit, bën të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës në faqen e tyre zyrtare.

“Ndeshjet e raundit të dytë dhe tretë në kësaj gare janë shtyrë për një muaj.  Kështu ndeshjet e raundit të dytë, që është dashur të luhen në tetor, do të luhen në nëntor. Ndërsa ndeshjet e raundit të tretë, që është dashur të luhen në nëntor, janë shtyrë për në dhjetor”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Kurse, sipas EHF-së është vendosur kështu për t’iu dhënë pjesëmarrësve më shumë kohë për t’u përgatitur dhe me shpresë se situata e përgjithshme me koronavirus do të përmirësohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i hitit “Midnight Sky”, Miley Cyrus javën e kaluar…