
Shtyhet mbledhja e KQZ-së, parashihej të diskutohej buxheti për zgjedhjet e 12 tetorit
16 korrik 2025
| 13:28
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e planifikuar të mbahej sot (e mërkurë) prej orës 13:30 është shtyrë pa u dhënë ndonjë arsyeje.
“Mediet do të njoftohen me kohë për ditën se kur do të mbahet kjo mbledhje”, ka njoftuar KQZ-ja.
Në mbledhje e sotme ishte paraparë që KQZ-ja të diskutonte buxhetin për zgjedhjet e 12 tetorit.