
Shtyhet ndeshja Liria – Ballkani, kjo është arsyeja
04 shkurt 2024
| 14:01
Ndeshja e hapëse e sezonit pranveror në mes të Lirisë dhe Ballkanit është shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Klubi prizrenas ka bërë kërkesë për të shtyrë ndeshjen për një termin tjetër, për shkak të angazhimeve të disa futbollisteve në Kupën e Afrikës.
Kjo kërkesë e Lirisë është pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ende nuk dihet data e re për zhvillimin e kësaj ndeshje.