Shtyhet për nesër seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit
12 prill 2023
| 12:53
Kuvendi i Kosovës në orën 12:00 ka nisur ta mbajë seancën plenare, ku është pritur që të shqyrtohen disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që t’i thërrasin deputetët në sallë në mënyrë që të vërtetohet se a ka kuorum për ta vazhduar seancën.
Pas numërimit të deputetëve, ai ka bërë me dije se vetëm 44 deputetë ndodhen në sallë, andaj ka konstatuar se nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca.
Ai ka shtuar se seanca shtyhet për të enjten.