Shtyhet për shkurt publikimi i telefonit Nokia 9?

22 shtator 2018 | 16:28

Sipas asaj që është sugjeruar nga thashethemet, Nokia 9 do të duhej të jetë pajisje goxha impresive, me çipset Snapdragon 845 dhe pesë kamera prapa.

Mirëpo, sipas pohimeve të reja nga një burim i respektueshëm, publikimi i këtij telefoni që ishte planifikuar për 2018 është shtyrë.

Sipas të gjitha gjasave historia po përsëritet. Sipas pohimeve të burimeve, Nokia 8 Sirocco, që ishte publikuar më herët këtë vit në MWC 2018 është dashur të ishte modeli Premium i Nokias për vitin 2017.

Mirëpo, pasi që publikimi i planifikuar për shtator po afrohej, CEO i kompanisë HMD Global, Juho Sarvikas, kishte vendosur që pajisja nuk ishte e gatshme për publikimi.

Kjo e ka shtyrë kompaninë që ta shtynte publikimin për MWC 2018.

Sipas të gjitha gjasave e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me modelin Nokia 9.

Sipas pohimeve, Nokia 9 është në zhvillim tashmë për disa muaj, me synimin që të jetë Premium telefon i vërtetë i Nokias për këtë vit.

Mirëpo, Sarvikas përsëri nuk është i kënaqur dhe nuk mendoj që është perfekt, dhe për këtë arsye ka sugjeruar që publikimi të shtyhet për MWC 2019 në shkurt.

Natyrisht, bëhet fjalë për informata të pakonfirmuara kështu që duhet marrë me rezervë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SolarImpact, është jahti elektrik i cili lundron në saj të…