
Shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh
22 shtator 2025
| 10:41
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, ka njoftuar se mungon avokati i të pandehurit Bedri Shabani, Besnik Berisha.
Gjyqtari Beqiri e ka pyetur të pandehurin Shabani nëse dëshiron të vazhdojë mbrojtjen me të njëjtin avokat.
“Po, deri në përfundim të gjykimit dua të vazhdoj me avokatin Besnik Berisha”, ka thënë Shabani.
Pas kësaj, gjyqtari Beqiri ka njoftuar se seanca e sotme ndërpritet, pasi nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.